A IA RREZIKOJNË VOTAT ME KUSHT FITOREN VV-SË NË PRISHTINË – FLET AHMETI

A IA RREZIKOJNË VOTAT ME KUSHT FITOREN VV-SË NË PRISHTINË – FLET AHMETI

Shpend Ahmeti i sëmurë, vuan nga pneumonia

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat në kryeqytet, nuk e konteston fitoren. Ai nuk pret që numërimi i votave me kusht të përmbysë rezultatin në disfavor të tij.

Krahasimi i votave të tij Ahmetit në raport me ato të kundërkandidatit të tij, Arban Abrashi nga LDK është vetëm 307 vota. Në anën tjetër presin në numërohen rreth 1500 vota me kusht dhe rreth 100 vota me postë.

“Me një rezultat të ngushtë por po, jemi fitues. Jemi fitues edhe për një mandat”, ka thënë Ahmeti.

“Në qoftë se i marrim për bazë këto vota, janë vota të komisionareve dhe vëzhguesve që mund të përkthehen proporcionalisht baras në mes të dy kandidatëve. Në anën tjetër besoj se i kemi të sigurta votat e diasporës me postë. Pra nuk presim që të ketë përmbysje të rezultatit”, ka thënë Ahmeti në KTV. “Në rundin e parë unë kam pasur rreth 600 vota, Arban Abrashi rreth 500 vota, Selim Pacolli rreth 200 vota”, ka thënë ai.

Ahmeti ka përsëritur se Arban Abrashi nuk ishte vetëm në këtë garë, dhe se përpara e kishte gjithë qeverinë.

“Zyrtarisht ishte në koalicion me AAK-në, dhe e përkrahu edhe PDK-ja. Ishte një luftën speciale që është bërë për ta rrëzuar Vetëvendosjen në Prishtinë, sepse edhe mua më kanë thënë se nuk e kemi me ty por e kemi me Vetëvendosjen”, ka thënë Ahmeti./KTV

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)