IDEJA E MINISTRIT SERB PËR NDARJEN E KOSOVËS BËN BUJË NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE

IDEJA E MINISTRIT SERB PËR NDARJEN E KOSOVËS BËN BUJË NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE

Fytyra e shpresës: Halil Kastrati, njeriu që lotët e hidhërimit po i kthen në lot gëzimi (Video)

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin shpalosi të martën një ide për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”, e cila parasheh ndarjen e shtetit më të ri në Evropë.

Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që po e pengon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë Vulin.

Vulin nuk specifikoi se cila pjesë e Kosovës beson se duhet shkëputur, por thirrje të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën e që kanë përmendur veriun e Kosovës.

E kjo deklaratë e Vulinit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë transmetuar lajmin. Madje, edhe agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka shkruar për deklaratën e Vulin, transmeton Insajderi.

Sipas Reutersit, veriu i Kosovës, i ndarë nga pjesa tjetër e vendit përmes lumit Ibër, është pjesë e banuar me rreth 50 mijë serbë etnikë që kundërshtojnë Prishtinën dhe ende e shohin Beogradin si qeverinë e tyre.

Më herët, një ide për ndarjen e Kosovës e ka potencuar edhe kryediplomati serb Ivica Daçiq.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)