IKSN: Specialja këtë javë pritet t’i arrestojë 6 ish-eprorë të UÇK-së

IKSN: Specialja këtë javë pritet t’i arrestojë 6 ish-eprorë të UÇK-së

Lumi Sitnica, po shfrytëzohet si vend për hedhjen me shumicë të mbeturinave (Foto)

Gjykata Ndërkombëtare për krime luftës në Kosovë në fund të kësaj jave pritët të nisë aksionin për arrestimet e para. Në listë janë 6 ish krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do të arrestohen si të dyshuar për krime të supozuara që i kanë kryer gjatë luftës së vitit 1998 /1999.

Për këtë kanë informacione të besueshme në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Bedri Elezi, drejtor për siguri në këtë institut është i bindur se Gjykata Speciale këtë javë do të nisë “aksionin” për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte në Kosovë.

“Sipas disa informacioneve të besueshme që ne kemi, këtë javë është planifikuar edhe arrestimi i 5 apo 6 ish eprorëve të UCK-së nga gjykata speciale”, bënë të ditur Elezi, për Infokusi

Ai thotë se është shumë shqetësues fakti se pikërisht në këtë javë ndodhi edhe ndalimi spektakolar i shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë serbe dhe dëbimi i tij drejt Serbisë.

Bile në këtë institut shkojnë edhe më larg. Ky rast sipas tyre dyshohet se është pjesë e skenarit për trazira në Kosovë.

Infokusi mëson se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale lidhen direkt me dyshimet për krime lufte.

Ndërkaq, kërkesa për hetim të tyre ka nisur pas publikimit të raporti të për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të njohur si raporti i Dick Marty-t në vitin 2010, i cili u parapriu hetimeve të Forcës Speciale për hetimet (SIFT).

Në vitin 2015 Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që i hapi krijimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë e së cilit u bë edhe taskforca.

Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar u krijuan edhe dhe Dhomat e Specializuara. Të dy këto institucione kanë mandat për pesë vjet dhe janë me seli në Hagë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)