Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi, ka mbajtur takim me shtabin zgjedhor në Gadime. Në këtë tubim u diskutua për vazhdimin e mobilizimit të strukturave dhe angazhimin e aktivistëve në fushatë.
Qeriqi theksoi se takimet e përditshme janë shprehje e vullnetit të aktivistëve për t’u angazhuar dhe për të kontribuar në ndryshimin që synohet. Ai potencoi se bashkimi dhe përkushtimi i ekipit po e shtyjnë përpara fushatën, duke i dhënë asaj një dinamikë të re në terren.
“Jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh Qeriqi, duke nënvizuar vendosmërinë për të çuar përpara vizionin e VV-së për komunën e Lipjanit.
COMMENTS