Kandidati për deutet nga radhët e LDK-së, Ilir Tasholli ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Burime të Ulpianapress-it brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se Tasholli ka marrë 7 mijë e 500 vota dhe i bashkohet dyshes tjetër të LDK-së, Shkelzen Hajdinit dhe Vlora Limani-Hajnunit për në Parlamentin e Kosovës.
Asnjëher deri tani Lipjani nuk i ka pasur tre deputet në Kuvendin e Kosovës, e interesantja e këtyre zgjedhjeve është se përpos që i ka tre deputetë, që të tre vijnë nga LDK.
Forca a e këtij suksesi padyshim që qëndron në udhëheqjen e mirë të liderit të degës së kësaj partie e i njohur si kampion i të gjitha komunave të Kosovës, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti./Ulpianapress/
COMMENTS