Pavarësisht se grupimi “Illyrian Elite”, është përjashtuar prej stadiumeve nga Federata shqiptare e Futbollit, në ndeshjen që po luhet në Elbasan mes Shqipërisë dhe Norvegjisë vihet re prezenca e tyre.
Ata kanë kënduar gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse reshjet e shiut kanë qenë të dendura.
Në një video publikuar nga “vipsport”, dëgjohen tifozët duke kënduar, “Mitrovica është zemra e Shqipërisë”.
Siç duket tifozët shqiptarë kanë dëgjuar për ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë, pra arrestimi i Gjuriçit.
Kujtojmë që Shqipëria u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Norvegjia./IndeksOnline/
COMMENTS