Treshja e njohur, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani nuk do të jenë më nënkryetarët e vetëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi që sot në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, janë votuar edhe katër zëvendës të kryetarit Isa Mustafa.
Gjatë ditës së sotme, nënkryetarë janë emëruar edhe Imri Ahmeti, Ismet Beqiri, Anton Quni dhe Gazmend Muhaxheri.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, prej sot ka marrë pozitën e Nënkryetarit të kësaj partie. Mirëpo, sikurse Ahmeti në LDK është bërë edhe Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Pejës.
Ismet Beqiri është shpërblyer nga Isa Mustafa me pozitë të njëjtë që mban Lutfi Haziri, Agim Veliu e Vjosa Osmani.
Edhe Haki Rugova është rikthyer në pozitën e Nënkryetarit të LDK’së.Kjo është hera e parë kur LDK emëron kaq shumë Nënkryetarë.
Historikisht, kjo parti ka pasur tre nënkryetarë derisa partitë tjera kanë pasur deri në nëntë zëvendës të kryetarit.Krejt këto emërime janë bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ku u votua për marrëveshjen e koalicionit me Vetëvendosjen, ku askush nuk doli kundër dhe as nuk abstenoi.
COMMENTS