Imri Ahmeti: Çdo ditë mbështetje e re për vizionin tonë për Lipjanin

Imri Ahmeti: Çdo ditë mbështetje e re për vizionin tonë për Lipjanin

“7 Vëllezërit”, dyqani për blerje online!

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri, Imri Ahmeti, sot ka kaluar mëngjesin me strukturat e nëndegës së Topliqanit dhe kandidaten për asamble, Genta.

Ahmeti theksoi se përkundër shpifjeve të ditëve të fundit, fushata e tij dhe e ekipit po vazhdon të mbështetet në punë konkrete dhe në besimin e qytetarëve. Ai shtoi se mbështetja që po merr çdo ditë nga strukturat dhe qytetarët e Lipjanit është dëshmia më e mirë e lidhjes së fortë që ka krijuar me ta gjatë udhëheqjes së komunës.

“Çdo ditë po na shtohet përkrahja, dhe kjo është motivi ynë më i madh për të vazhduar punën e mirë për Lipjanin,” u shpreh Ahmeti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)