Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka prekur me ndjeshmërinë, duke shpërthyer në lotë, gjatë ceremonisë, kur po shpërndaheshin çelsat e 10 shtëpive të reja, për familjet e varfëra të Komunës së Lipjanit, Kjo ka treguar anën e tij njerëzore, duke demantuar njerëz jo te paktë, që mendojnë se të gjithë politikanët janë njerëz të zhveshur nga ndjenjat. Kryetari i Lipjanit, për të satën herë, dëshmoi, se në rend të parë është njeri, e mandej poitikan. Dhe për dallim prej tjerëve, ai postin e kryetarit, nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi edhe njerëzore, duke i trajtuar të gjithë njëlloj, pa dallim, njofton Ulpianapress.
Momentet kur po ndaheshin çelsat e shtëpive, ceremoni kjo që po mbahej në SHK ‘’Tahir Sinani’’ në Lipjan, kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmetin e tradhëtuan emocionet.
Ai shpërtheu në lotë teksa në ekranin gjigant që ishte vendosur në binën e sallës, po shfaqeshin shtëpitë e familjarëve që ishin në gjendje të mjerë dhe momentet prëkëse të tyre, kur u kumtohej lajmi nga Halil Kastrati që po bëheshm me shtëpi të re.
Lotët nuk e tradhëtuan vetëm kryetarin Ahmeti, por të gjithë të pranishmit që ishin në sallë, sepse pamjet që po shfaqeshin ne ekranin gjigant ishin shumë prekëse dhe gëzimi i familjeve që tashmë po bëheshim me shtëpi të re ishte shumë i madh.
Komuna e Lipjanit, gjatë një viti kalendarik i bëri me kulm mbi kokë rreth 53 familje. Në ndërtimin e disa shtëpive kontriboi me nga 5 mijë euro, e në shumë të tjera i ndërtoi vetë./Ulpianapress/
COMMENTS