Imri Ahmeti, kampion me premtime të realizuara, lë prapa të gjithë kryetarët e komunave të mëdha

Imri Ahmeti, kampion me premtime të realizuara, lë prapa të gjithë kryetarët e komunave të mëdha

PDK e Lipjanit uron Krishtlindjet

Instituti GAP ka prezantuar premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025, njofton Ulpianapress.

Vlerësimi i përmbushjes së premtimeve të Kryetarëve të Komunave, i publikuar ditë më parë nga Instituti GAP, në matjen vlerësuar tek komunat, nxjerr Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me përqindjen më të lartë të përmbushjes së premtimeve të realizuara gjatë këtij fillim mandati qeverisës, nga të gjithë kryetarët e komunave të mëdha.

Me 11 premtime të përdunduara, pa llogaritue edhe premtimet gjysmë të përmbushura dhe të filluara, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti lë prapa komunat më të mëdha në vend si Prishtina, kryetari i së cilës ka përmbushur vetëm 7 projekte të përunduara nga nga 206, Kryetarin e Pejës i cili deri tani ka përmbushur 3 premtime, kryetarin e Gjilanit me 8 projkte të përunduara , kryetarin e Mitrovicës 8 premtime të realizuara deri, kryetarin e Prizrenit me 10 premtime të përmbushura si dhe kryetarin e Gjakovës me 3 premtime të përmbushura.

Pra, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti pëveq kryetarëve të qyteteve ku qeverisë LDK-ja, ai ka premtime më së shumti të përmbushura nga komunat e mëdha si Prishtina, Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, vlerësim ky për mandatin katër vjeçar të monitoruar nga Instituti GAP./Ulpianapresse/

RAPORTI I PLOTË I INSTITUTIT GAPK

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)