Imri Ahmeti, kryetari i cili përmbushi më së shumti premtime

Imri Ahmeti, kryetari i cili përmbushi më së shumti premtime

Dy vjeçarja nga Lipjani, Amra Bytyqi ka nevojë për ndihmën tuaj

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP ka plotësuar të dhënat rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave.

Në platformën elektronike të GAP janë dhënë informata për secilin kryetar se sa premtime ka dhënë, sa i ka realizuar në këtë një vit mandat, sa premtime tjera janë kryer deri në gjysmë, sa kanë filluar dhe sa janë të pafilluara.

Na bazë të kësaj platforme, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka realizuar më së shumti premtime deri tani nga të gjithë kryetarët e tjerë të komunave , nga 72 premtimet që i ka dhënë në zgjedhjet e vitit 2017, i ka përmbushur 14-të.

Ndërkohë, bashkëpartiaku i tij, Sokol Haliti, kryetari i Vitisë ka përmbushur 14 nga 98 premtimet e tij.

Kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri ka përmbushur vetëm 9 nga 28 premtimet, e bashkëpartiaku i tij nga Fushë Kosova, Burim Berisha i ka përmbushur, 8 nga 42 sa i pati dhënë para më shumë se një viti.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përmbushur vetëm 6 nga 32 premtimet e dhëna.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka përmbushur 6 nga 32 premtimet, e bashkëpartiaku nga Peja, Gazmend Muhaxheri i ka përmbushur 3 nga 17 sa i pati dhënë në 2017-tën.

Kurse, kryetari i Istogut, Haki Rugova ka përmbushur 3 nga 24 premtimet e dhëna./Ulpianapress.

Raporti i Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)