Liderët bëhën të mëdhenj, jo vetëm për shkak të fuqisë së tyre por edhe për shkak të aftësisë së tyre për t’i fuqizuar të tjerët.
Se Ahmeti e ka kthyer LDK-në e Lipjanit në uragan, e dëshmojnë edhe takimet mobilizuese që po mbahen në lokalitete të ndryshme të komunës së Lipjanit.
LDK e Lipjanit gjatë ditë së sotme ka mbajtur dy takime mobilizuese me banorët e Dobrajës dhe Magures.
Në këto takime të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj partie, Vlora Limani-Hajnuni e cila mban numrin 30-të, Shkelzen Hajdini me numër 31 dhe Ilir Tasholli 61.
Ajo që bie në sy në këto takime mobilizuese, është masoviteti i simpatizantëve në përkrahje të partisë më të vjetër në Kosovë, që dëshmon për një rritje të LDK-së në Lipjan./Ulpianapress/
https://www.facebook.com/606753759380766/posts/2593914333998022/
COMMENTS