Imri Ahmeti i LDK-së, bindshëm fiton me të parën (Video)

Imri Ahmeti i LDK-së, bindshëm fiton me të parën (Video)

Tasholli ka një kërkesë ndaj komunës së Lipjanit

Në selinë e LDK-së tashmë ka filluar festa, e cila ka marrë shtrirje edhe nëpër rrugët e Lipjanit. Menjëherë pas numërimit të rezultateve të arritura nga terreni, të cilat janë raportuar në shtabin zgjedhor të kësaj partie, del se kandidati isaj Imri Ahmeti, në garën për t’u rizgjedhur edhe për një mandat për kryetar të Lipjanit, ka dalë bindshëm më i votuar se kundërkandidatët e tij, duke i mposhtur ata me dallim të thellë qysh në raundin e pare. Në bazë të votave të numëruara, del se Ahmeti nga 29 mijë e 314 votues sa kishin dalur në zgjedhjet e sotme, ka fituar 12057 mijë vota, ose rreth 59 përqind. Menjëherë pas rizgjedhjes, tashmë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka dalur nga selia e partisë, ku po e prisnin masë e madhe njerëzish, simpatizantë të tij, që kishin ardhur për të festuar fitoren e kandidatit të LDK-së, të cilët më pas, të ftuar nga Kryetari Ahmeti, kanë marrë rrugën drejt stadium “Sami Kelmendi”, për të vazhduar festën. Duke iu drejtuar mijëra përkrahësve që kishin mbushur stadiumin e futbollit, për të festuar fitoren e e kandidatit të tyre të preferuar, Ahmeti i veshur me falnellë të bardhë që mbante mbishkrimin triumfi i madh- me të parën, ju ka thënë të pranishmëve se fitorja i takon qytetarëve të cilët dëshmuan se dijnë ta cmojnë punën.” Ju sot e konfirmuat vullnetin e shumicës, që dijnë ta respektojnë angazhimin, për të ndërtuar akoma fshatrat tona dhe qytetin tonë. Dhe unë ju siguroj sonte, se ne do të vazhdojmë që akoma më fuqishëm, akoma më këmbëngulës do të jemi për ti ndihmuar të gjitha lokalitetet dhe qytetin tonë”, ka thënë Ahmeti duke i ftuar qytetarët që pas orës 23 të fillojnë një xhiro nëpër rrugët e Lipjanit, në respekt të votës dhe vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e sotme. Ahmeti tutje ka siguruar qytetarët se do ti mbetet besnik dhe i përkushtuar që besimin e dhënë nga qytetarët, ta ruajë me besnikëri, për të kontribuar akoma më fuqishëm në mandatin e ri
/Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)