Imri Ahmeti lë me “gishta në gojë” pronarët e rrugëve

Imri Ahmeti lë me “gishta në gojë” pronarët e rrugëve

Kuvendari Qeriqi: Imri Ahmeti dyshoj të jetë i përfshirë në dallavere me ndërtesa

Të gjithë ata pronarë rrugësh në disa lagje të Lipjanit të cilët prej vitesh mbanin shpresën se do të kompensohen materialisht ose do ta ndërrojnë rrugën me pronë komunale në qendër të Lipjanit, kanë marrë përgjigjjen negative nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, transmeton Ulpianapress.

Numri një i Lipjanit ka qenë kategorik dhe i prerë se gjatë detyrës së tij si kryetar komune as nuk ka pas dhe as nuk do të ketë kompensime apo ndërrime të tilla.

Kryetari Ahmeti e tha qartë dhe pa hamendësim:

“Kur qytetarët kërkojnë tokë në qendër të qytetit ose kërkojnë shuma të mëdha parash si kompensim ne nuk hyjmë në këto procese. Pronarë të caktuar te rrugëve po kërkojnë të bëjnë ndërrime me komunën e që në mandatin tim as nuk ka ndodh, as nuk do të ndodh e them publikisht”, ka thënë Ahmeti në një pjesë të intervistës realizuar te organizata YAHR.

Ndërkohë Ahmeti ka shtuar se çdo lagje në Lipjan ku nuk kërkohen kompensime për rrugë do të ketë asfalt nga Komuna.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)