Sot ka ndërruar jetë legjenda e sportit kosovar, Fadil Vokrri, pas përkeqësimit të gjendjes sa ishte në një qendër fitnesi në Prishtinë.
Vdekja e Vokrrit ka tronditur edhe kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili e ka kujtuar si futbollist të jashtëzakonshëm që mbajti lartë krenarinë e popullit shqiptar, njofton Ulpianapress.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ahmetit:
‘’Lamtumirë legjendë, Fadil Vokrri.
Ngushëllime familjes, punëtorëve sportiv, FFK-së. Momente të dhimbshme për sportin tonë.U prehsh në paqe Fadil Vokrri! ‘.
COMMENTS