Imri Ahmeti ndër 10 kandidatët më të votuar në Kosovë

Imri Ahmeti ndër 10 kandidatët më të votuar në Kosovë

“Ju trajtojmë të barabartë me gjitha lokalitetet e tjera”

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), për zgjedhjet lokale të së dielës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), njëherësh kryetar aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kandidati më i votuar në këtë proces zgjedhor, pasi ka marrë 35 442 vota apo 43.53 për qind.

Pas tij është renditur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, me 29 157 vota apo 35.81 për qind,shkruan “Epoka e re”.
Në vendin e tretë është radhitur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ka arritur t’i fitojë 21 568 vota apo 50.31 për qind.
I pasuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në zgjedhjet e së dielës ka fituar 19 733 vota apo 38.56 për qind.
Pesëshen më të votuar e mbyll kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke marrë 19 543 vota apo 43.40 për qind.
Pas tij është renditur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Besianës, Agim Veliu, i cili ka marrë 18 801 vota apo 48.29 për qind. Në vendin e gjashtë është pozicionuar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që ka arritur të fitojë në zgjedhje 18 336 vota apo 29.68 për qind.
Pjesë e dhjetëshes më të votuar është edhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, që ka marrë 16 841 vota ose 40.17 për qind.
Pas tij është radhitur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka marrë 16 828 vota apo 59.78 për qind.
Kurse top dhjetëshen e më të votuarve e përmbyll kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar aktual i Ferizajt, Muharrem Svarqa, që ka marrë 15 721 vota apo 30.72 për qind.
Votat e kandidatëve më të votuar në zgjedhjet lokale të së dielës
Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje, 35 442
Arban Abrashi, Lidhja Demokratike e Kosovës, 29 157
Gazmend Muhaxheri, Lidhja Demokratike e Kosovës, 21 568
Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës, 19 733
Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës, 19 543
Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës, 18 801
Shaqir Totaj, Partia Demokratike e Kosovës, 18 336
Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 16 841
Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës, 16 828
Muharrem Sfarqa, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 721

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)