Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar Vjosa Osmanin pas zgjedhjes së saj si shefe e shtetit, njofton Ulpianapress.
“ Qytetarë të nderuar,
Urime zgjedhja e Presidentes znj. Vjosa Osmani!
Shtetformimi është rrugëtim, nuk është destinacion.
Kosova sot frymon e plotësuar me formimin e të gjitha Institucioneve dhe uroj që të frymoj edhe përgjegjësia institucionale ndaj interesave qytetarë.
Ndërtimi institucioneve është detyrë e çdo qytetari, partie po se po.
Mbi të gjitha është Republika jonë”, ka shkruar Ahmeti.
Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.
Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.
COMMENTS