Imri Ahmeti vazhdon takimet me kandidatët për Asamble, vizitë në konakun e familjes Llugiqi

Imri Ahmeti vazhdon takimet me kandidatët për Asamble, vizitë në konakun e familjes Llugiqi

Kosova në pritje të kthimit të Fondit Pensional nga Serbia

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar serinë e takimeve me kandidatët për Asamblenë Komunale. Mbrëmë, ai ishte mysafir në konakun e familjes së nderuar Llugiqi në Dobrajë të Madhe, familjen e kandidates për Asamble, Anila Reqica-Llugiqi, e cila në listë mban numrin 3.

Anila Reqica-Llugiqi është një ndër figurat më të dalluara të kësaj gare. Si Drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Lipjanit dhe Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, ajo ka dëshmuar përkushtim të jashtëzakonshëm për jetën kulturore dhe shoqërore të qytetit tonë. Me punën e saj ka organizuar dhjetëra aktivitete, ka mbështetur artistë e krijues vendorë dhe ka sjellë projekte që e kanë gjallëruar kulturën në Lipjan.

Përkushtimi i saj është dëshmi e qartë se zëri i gruas është thelbësor në politikë dhe në zhvillimin e komunës.

Mikpritja e ngrohtë e familjes Llugiqi në Dobrajë të Madhe dhe Llugiqë e bëri këtë takim edhe më domethënës, duke forcuar bindjen se, me njerëz të përkushtuar si Anila dhe me vizionin e Imri Ahmetit, Lipjani do të ecë vetëm përpara.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)