Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka rizgjedhur me të gjitha votat pro Imri Ahmetin për kryetar edhe për katër vjet në krye të kësaj dege.
Kjo është hera e tretë që Imri Ahmeti zgjidhet kryetar i LDK-së në Lipjan.
Ai ka dy mandate që është kryetar i komunës së Lipjanit.
I gjithë procesi zgjedhor në LDK-në e Lipjanit ka kaluar i qetë, duke qenë shembull për të gjitha partitë tjera.
COMMENTS