Mentor Vishesella, shoqëruesi i kryetarit të Lipjanit përgjatë këtyre 15-të viteve, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij zyrtare ka uruar zgjedhjen e shefit të tij, Imri Ahmeti në postin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton Ulpianapress.
Në shënim thuhet:
‘’Emërimi juaj në pozitën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës tregon se ju ishit personi kryesor për ruajtjen e unitetit brena Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një ndër iniciatorët kryesor për koalicionin e arritur sot me LVV.
Kjo dëshmon më së miri punën tënde dhe sinqeritetin tonë kjo më së miri dëshmohet nga qytetarët e komunës së Lipjanit të cilët janë mirënjohës për punën dhe kontributin tënd, fal teje Lipjani dhe LDK nga dega e Lipjanit ka tre Deputet në Parlamentin e Kosovës’’.
COMMENTS