Imri Ahmetit e mban fjalën për ndërtimin e çerdhes në Gadime

Imri Ahmetit e mban fjalën për ndërtimin e çerdhes në Gadime

Hoxha i xhamisë së Janjevës akuzohet se mashtroi me faturat e kurbanëve

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti që nga zgjedhjet e 17 tetorit rimori qeverisjen në mandatin e tretë, ka premtuar se deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi i çerdhes në fshatin Gadime.

Në Debat Përnime gjatë fushatës zgjedhore, Ahmeti pati thënë se çerdhja në atë fshat është në ndërtim e sipër.

[Çerdhja në Gadime] Po, është në ndërtim e sipër. Besoj deri kah fundi i vitit veç përfundon, është në ndërtim. I ka 120 fëmijë”, është zotuar ai më 21 shtator të këtij viti.

Ndërtimi i çerdhes, sipas Komunës ka përfunduar dhe shumë shpejt do të funksionalizohet.

“Çerdhja në Gadime ka përfunduar, janë porosit kuzhina e inventari, po besojmë shumë shpejt do të funksionalizohet. Punimet tjera kanë përfunduar”, kanë thënë nga Komuna për KALLXO.com më 16 dhjetor.

Javë më parë, Komuna e Lipjanit njoftoi se Ahmeti i ka vizituar punimet në ndërtimin e këtij institucioni parafillor.

“Kryetari Komunës së Lipjanit ka përcjellë punimet që janë bërë në objektin e çerdhes në fshatin Gadime. Me këtë rast kryetari Ahmeti tha se është kënaqësi e veçantë të shohësh këtë infrastrukturë objekte me standarde të larta dhe kushte moderne, i cili do të shërbejë për edukimin e fëmijëve”, thuhej mes tjerash në njoftimin e komunës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)