Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një zonë të Turqisë. Djali pasi u grind me babain ka gjetur një formë inike hakmarje. Ai ia ka vrarë babait 239 dhitë që kishin në familje.
Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Derekoy.
Erol Kazim në një prononcim për mediat turke ka thënë se biri i tij ka vrarë të gjitha dhitë pas një grindje që e kishin pasur me njëri-tjetrin.
I biri i Kazimit është arrestuar nga policia, por është lënë i lirë pas kërkesës së babait të tij.
COMMENTS