Iniesta është gati, edhe Coutinho do të startojë në “El Clasico”

Iniesta është gati, edhe Coutinho do të startojë në “El Clasico”

Ulpiana shpallet kampion në Ligën e Parë, sezonin tjetër luan në Superligë

Iniesta dhe Coutinho do të startojnë kundër Realit të dielën në Camp Nou.
Ernesto Valverde ka gjithë skuadrën në dispozicion për El Clasicon e nesërme, e katërta këtë sezon (dy në Superkupën e Spanjës dhe një në kuadër të La Ligës).

Këto janë lajme super të mira për trajnerin që tashmë ka fituar titullin e parë të La Ligas me Barcelonën.

Andrés Iniesta është stërvitur normalisht dje me ekipin dhe pritet edhe sot të stërvitet me intensitet më të lartë, për të qenë titullar në Camp Nou kundër Real Madridit.

AS raporton se në këtë El Clasico do të startojë edhe Philippe Coutinho, i cili do të përbëjë sulmin së bashku me Suarezin e Messin.

Mesfusha do të përbëhet nga Rakitic, Iniesta e Busquets, kurse mbrojtja: Roberto, Pique, Umtiti e Jordi Alba.

Në portë do të jetë fantastiku për këtë sezon, Marc Andre Ter-Stegen. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)