Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta pa dyshim që është në mesin e legjendave të futbollit evropiane e botëror. Të mërkurën ai arriti të barazojë një rekord, të cilin tani e ndan me dy të tjerë, por që do të kërkojë ta ketë i vetëm në pronësi. Ndeshja e së mërkurës ishte e 21-ta e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Ai do tentojë t’ua thyejë rekordin legjendave si Ryan Giggs (Manchester United) dhe Xavi Hernández (Barcelona), që të dy me nga 21 paraqitje. Andres Iniesta të martën mbrëma në “Olimpico” në ndeshjen e kthimit kundër Romës, do të tentojë të kalojë dy legjendat dhe me një kualifikim, të cilit mesa duket po i mungon vetëm kalimi i 90 minutave në Romë.
COMMENTS