Insigne dhe Mario Balotelli janë dy shokë të mirë në përfaqësuesen italiane.Gjatë grumbullimit të fundit Balotelli ka postuar dhjetëra video ku duket duke u tallur me sulmuesin shtatshkurtër të Napolit.
Por, tani ka ardhur revanshi i Insignes. Teksa Balotelli ishte në dhomën e hotelit, ai shkon në drejtim të dritares pa ditur se çfarë e priste.Mbrapa perdes ishte pikërisht Insigne i cili e ka trembur Balotellin kur e pa se po i afrohej.Supermario kërcen me këmbë e me duar nga frika, por arrin ta marrë veten aq shpejt sa për të mos lënë telefonin t’i bjerë në tokë.
Insigne up to no good 😂
Wait for itttt… pic.twitter.com/ran3RQbE2n
— ItalianFootballTV (@IFTVofficial) September 4, 2018
COMMENTS