Inspektorati në komunën e Lipjanit ka nisë një aksion për parandalimin e konsumimit të duhanit brenda institucioneve publike

Pakënaqësi në VV e Lipjanit: Jep dorëheqje asamblisti i kësaj partie

Kjo dukuri e kundërligjshme gjatë periudhës së fundit kohore është përhapur mjaftë shumë në administratën komunale, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën për Punë Sociale, në Zyret për Punësim dhe në disa institucione të tjera publike. Për personat juridik në bazë të nenin 11 paragrafi 4.1 te ligjit antiduhan dënimi mund të shqiptohet deri në 3 mijë euro, ndaj gjobat mund të shqiptohen edhe nëse zyrtarët e institucioneve të ndryshme i sjellin inspektoratit ndonjë fotografi apo ndonjë dëshmi të ngjashme lidhur me konsumimin e duhanit brenda institucioneve publike. Imer Rrustemi, drejtor i inspektoratit në komunën e Lipjanit ka thënë se tashmë të gjithë drejtorët komunal janë të njoftuar zyrtarisht rreth kësaj çështje derisa kryetari i komunës Imri Ahmeti në mbledhjen e drejtorëve të martën, ka dhënë kritika mjaftë të mëdha lidhur me këtë çështje. “Edhe kryetari i ka sugjeruar drejtorët që t’i njoftojnë punëtorët e tyre për moskonsumim të duhanit brenda zyrave sepse një veprim i tillë është i kundërligjshme, prandaj të gjithë shkelësit e ligjit antiduhan do të ndëshkohen nga inspektorati. Deri tashti nuk kemi hasur në raste të tilla por do të jemi aktiv për t’i përcjellë të gjitha institucionet publike: në komunë në QKMF, QPS etj”, ka thënë Rrustemi. Sipas tij inspektorët vazhdimisht janë duke bërë inspektime edhe nëpër kafene dhe restauronte të ndryshme, andaj gjatë këtij viti kanë shqiptuar dhjetëra gjoba për mosrespektim të ligjit antiduhan. “Sa i përket kafeneve nëpër qytet në momentin që hyjnë inspektorët, duhanpirësit i hedhin cigaret dhe inspektori nuk ka bazë ligjore për të shqiptuar ndonjë gjobë, por pavarësisht kësaj gjatë këtij viti janë shqiptuar dhjetëra gjoba të ndryshme ndaj shkelësve të ligjit antiduhan”,ka thënë Rrustemi.
Rreth kësaj çështje, të mërkurën, nëpërmjet një shkrese OJQ “YAHR” e cila i monitoron zhvillimet në komunën e Lipjanit, ka kërkuar nga inspektorati angazhim më të madh për parandalimin e konsumimit të duhanit në administratën komunale, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën për Punë Sociale, në Zyrët për Punësim dhe në disa restauronte private. “Inspektorati i Lipjanit duhet të punoi më shumë për të gjetur zbatim ligji antiduhan. Në shumicën e kafeneve, restauronte, në lokale tjera shërbyese e private, por edhe në disa institucione publike si në administratën komunale, në QKMF, në QPS, në Zyrët e Punësimit etj, konsumohet duhani herë pas here, prandaj inspektorët komunal duhet të jenë aktiv në kontrolle, përkatësisht në këto vende ku ligji nuk po zbatohet”, thuhet në shkresën e “YAHR”-s. Kjo OJQ, ka sqaruar se ligji antiduhan duhet të respektohet nga të gjithë, ndërkaq për shkelësit e tij duhet të shqiptohen gjoba nga inspektorët sanitar sipas neneve dhe paragrafëve të caktuara. Po ashtu, kjo OJQ, ka sqaruar se gjatë periudhës së fundit ka pranuar disa ankesa nga qytetarët derisa kanë vërejtur se nëpër zyre publike konsumohet duhani.

“Kemi pranuar edhe ankesa nga qytetarët se konsumimi i duhanit bëhet edhe nëpër zyre të institucioneve publike, prandaj secili institucion duhet ta ketë një hapësirë të veçantë për duhanpirësit mënyrë që mos t’i pengojnë kolegët e tjerë në vend të punës. Gjithashtu janë paraqitur edhe raste të tilla derisa zyrtarët e institucioneve publike mblidhen nëpër zyre të caktuara për të pirë cigare”, thuhet më tej në shkresën e “YAHR”-s.
Nga ana tjetër Avni Olluri drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Lipjanit, ka thënë se tashmë janë njoftuar nga mbledhja e bordit të drejtorëve për masat të cilat mund të merren ndaj zyrtarëve për konsumim të duhanit brenda institucioneve publike, megjithëse sipas tij, deri tashti zyrtarët e administratës në Lipjan qëndrojnë mjaftë mirë me ligjin antiduhan. “Para pak ditësh e kam marrë detyrën e re si drejtor i administratës, por zotohem se secili zyrtar i cili konsumon cigare brenda zyrës do të ndëshkohet sipas ligjit. Megjithëse deri tashti nuk kemi dëgjuar se ndonjë zyrtar i administratës brenda zyrës ka konsumuar cigare”, ka thënë shkurt ai.

KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)