Interi e ka marrë seriozisht kërkesën e Luciano Spalletit për të bërë transfere në afatin e janarit. Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez do të jetë blerja e parë e skuadrës së famshme italiane.
Mbrojtësi i Benfikës do të jetë të hënën lojtar i Interit pasi dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij për 8 milionë euro.
28 vjeçari shihet si shpëtimtari i mbrojtjes së Interit e cila ka qenë e shpartalluar në ndeshjet e fundit.
Lisandro luan në pozitën e qendërmbrojtësit ndërsa ishte një edicion edhe te Getafe në La Liga ku luajti si i huazuar. Lisandro do t’i kryej testet mjekësore të hënën./Indeksonline/
COMMENTS