Investimet pa plan të Qeverisë në ndërmarrjet publike

Investimet pa plan të Qeverisë në ndërmarrjet publike

Bekim Brestovci: Perspektiva socio-ekonomike fshat/qytet

Qeveria e Kosovës ka investuar 26 milionë euro në ndërmarrjet publike gjatë viteve 2012-2016. Këto investime, Qeveria e Kosovës i ka bërë pa u mbështetur një strategji, por vetëm në bazë të kërkesave që kanë ardhur nga ndërmarrjet publike.

“Financimi i projekteve kapitale nga ministria është bërë kryesisht bazuar në kërkesat e ndërmarrjeve publike. Mungesa e dokumentit strategjik si element kyç i një sistemi efektiv të kontrollit të brendshëm, zbeh llogaridhënien dhe transparencën ndaj taksapaguesve dhe palëve të interesit lidhur me prioritetet qeveritare”, thuhet në raportin e auditorit për investimet kapitale që janë bërë në ndërmarrjet publike nga qeveria e Kosovës.

Auditori ka gjetur mangësi edhe sa i përket mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike dhe sidomos projekteve të financuara nga buxheti i shtetit.

“Ministria ka përgatitur politikën për subvencionimin e NP-ve, mirëpo nuk ka hartuar udhëzues apo procedura standarde të mbikëqyrjes dhe monitorimit të ndërmarrjeve publike. Për pasojë, është pamundësuar përcjellja e projekteve në vazhdimësi në aspektin e shpenzimeve, të përdorimit të burimeve, të implementimit të aktiviteteve, arritjes së rezultateve dhe menaxhimit të rreziqeve”, tregon më tej raporti.

Ministria interpreton rezultate të pabazuara në analiza dhe nuk ka një sistem unik të raportimit nga ndërmarrjet publike te ky institucion.

“Ministria nuk ka vendosur një sistem të unifikuar të raportimit të ndërmarrjeve publike. Ky sistem do t’i mundësonte ministrisë të ketë një pasqyrë të përgjithshme dhe të standardizuar për projektet kapitale. Po ashtu, nuk ka bërë ndonjë vlerësim të projekteve të financuara te ndërmarrjet publike në mënyrë që interpretimi i rezultateve të jetë i bazuar në analiza”, sqaron më tej auditori.

Vërejtje janë dhënë edhe sa u përket shkrimeve arbitrate të buxhetit për disa ndërmarrje publike.

“Me rastin e rishikimeve buxhetore, Qeveria e Kosovës nuk ka analizuar dhe vlerësuar pasojat e mundshme mbi shkurtimet buxhetore për disa nga ndërmarrjet publike. Buxheti për disa projekte kapitale ishte zvogëluar pavarësisht që ndërmarrjet publike paraprakisht kishin nënshkruar kontratat me operatorët ekonomikë. Për pasojë, ndërmarrja publike kishte obligime të papaguara për punët të cilat ishin të realizuara”, tregon raporti.

Njëra prej ndërmarrjeve që ka përfituar subvencione nga qeveria e Kosovës është “InfraKos”, që sipas auditorit nuk ka mundësi financiare për t’i mbuluar as shpenzimet operative. Auditori në mënyrë kronologjike ka shpjeguar se si ka rënë shuma e mjeteve të investuara nga qeveria në këtë ndërmarrje. Auditori thotë se qeveria ia shkurtoi buxhetin e paraparë kësaj ndërmarrjeje duke e lënë në borxhe.

“Qeveria e Kosovës, si dhe MZHE nuk kanë analizuar dhe vlerësuar pasojat e mundshme mbi shkurtimet buxhetore për ‘NP InfraKos’ apo të paktën të njoftojnë me kohë NP-në për këto shkurtime buxhetore në mënyrë që të mos hyjë në obligime kontraktuese me operatorët ekonomikë. Pas nënshkrimit të MMK-së NP Infra Kos ka kontraktuar operator ekonomik me qëllim të përfundimit të projekteve bazuar mbi buxhetin e ndarë. Si pasojë e shkurtimeve buxhetore NP në përfundim të vitit ka rezultuar me obligimet e papaguara në vlerë prej 37,542 eurove”, thuhet në raportin e auditorit.

Ndërmarrjet publike

Raporti i auditorit thotë se ndërmarrjet publike si përfituese të fondeve nga Qeveria e Kosovës kanë arritur të menaxhojnë investimet kapitale në nivel të kënaqshëm drejt realizimit të qëllimit për çka janë dhënë mjetet.

Katër (4) nga gjashtë (6) projektet e financuara janë realizuar 100 për qind, ndërsa dy projekte të tjera janë realizuar nga 40 deri në 70 për qind.
Raporti thotë se realizimi i projekteve në tërësi ka ndikuar në rritjen e infrastrukturës publike dhe kjo ka ndikuar edhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Auditori ka gjetur se si kanë mbetur disa projekte pa u finalizuar për shkak se disa komuna nuk e kanë bërë punën e tyre.

“Mbetet shqetësues fakti që dy objekte administrative të financuara nga Buxheti i Kosovës ishin finalizuar në fillim të vitit 2015 nga Kompania Regjionale e Mbeturinave ‘Eko-Regjioni Sh.a. Prizren’, mirëpo ende nuk janë vënë në funksion. Mosvënia në funksion është pasojë e mossigurimit të infrastrukturës së ujit dhe rrymës dhe kanalizimit, obligim i Komunës së Rahovecit dhe Suharekës. Kjo ka pamundësuar vendosjen e stafit punues në këto objekte gjë që do të ndikonte në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në këto komuna”, thuhet në konkludimin e raportit të ZKA-së.
Përkundër respektimit të procedurave të prokurimit dhe raportimit të realizimit të projekteve, KRM “Eko Regjioni” dhe KRM “Pastërtia” nuk kishin llogari të veçanta të financuara nga ministria.

“Menaxhimi i buxhetit dhe shpenzimeve për projektet kapitale të financuara nga Ministria në KRM ‘Eko Regjioni’ dhe KRM ‘Pastërtia’ nuk ishin bërë në një llogari të veçantë e cila ishte një nga 17 kriteret në kuadër të marrëveshjes”, bën të ditur auditori.
Ndërmarrja Publike “Drini i Bardhë” nuk kishte mirëmbajtur si duhet dhe kompletuar dosjet për investimet kapitale. Për pasojë, kishte paqartësi në identifikimin e dy projekteve dhe vlerësimin e tyre.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ndërmarrjet publike janë pajtuar me të gjeturat dhe konkludimet e raportit të auditorit dhe janë zotuar se do t’i zbatojnë rekomandimet.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar perfomancën, menaxhimin dhe monitorimin e investimeve kapitale te ndërmarrjeve publike./Kallxo/com/.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)