IPKO dëshiron të informojë të gjithë përdoruesit e saj se kodi ekzistues i telefonisë fikse +381 nuk do të ekzistojë më. Prej datës 20 Qershor, 2018, të gjitha thirrjet ndërkombëtare që realizohen drejt telefonisë fikse, do të realizohen vetëm përmes kodit të ri shtetëror +383.
IPKO po ashtu informon publikun e gjerë se teknikisht është e gatshme të migrojë tërësisht në kodin e ri shtetëror edhe në telefoninë mobile. Hapi kryesor i migrimit të tërësishëm, tashmë veç është zbatuar më 17 Prill të këtij viti.
Ky hap ka mundësuar që të gjithë përdoruesit e telefonisë fikse dhe mobile, të identifikohen me +383 dhe njëkohësisht të gjithë përdoruesit e IPKO-së kanë pranuar dhe realizuar thirrje përmes kodit të ri shtetëror.
IPKO me sukses i ka përfunduar të gjithë hapat teknik dhe operativ për kalimin nga kodi +386 në +383 dhe momentalisht është në pritje të disa operatorëve të ndryshëm nga bota që të hapin rangun drejt kodit të ri shtetëror, në mënyrë që t’u mundësohet përdoruesve të këtyre operatorëve të realizojnë thirrje drejt +383. IPKO dëshiron të sigurojë të gjithë përdoruesit e telefonisë së saj, që të jenë tërësisht të qasshëm nga e gjithë bota.
IPKO do të informojë me kohë, lidhur me mbylljen edhe të kodit të telefonisë mobile +386 dhe në të njëjtën kohë, i falënderon të gjithë përdoruesit e saj për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm.
COMMENTS