Njëri nga çiftet më të bukura në botë po kënaqet me hapat e parë të foshnjës së tyre.
Manekinia ruse dhe aktori i njohur po kënaqen plotësisht me vajzën e tyre Lea, transmeton ksp.
Irina Shayk (31) dhe Bradley Cooper (42) “janë kapur” gjatë ditëve që po kalonin në plazh me vajzën e tyre shtatëmuajshe Lea.
Plazhet me rërën në Malibu janë ideale për hapat e parë të foshnjës, me të cilën është shumë krenar babai i saj.
Bradley dhe Irina pas dy vitesh në lidhje kanë fëmijën e tyre të parë në muajin mars.
Pasi që Lea të rritet edhe pak, çifti planifikon që të martohet.
COMMENTS