Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postim në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se i ka shkruar eltër kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të BE-së.
Në këtë letër siç ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, ai ka thënë se korrigjimi i kufijve, si ide që së fundi po përmendet nga Thaçi është me rrezik të madh për Kosovën dhe Ballkanin.
Sipas Mustafës, dialogu duhet të drejtohet nga institucione që dalin nga zgjedhje të reja, transmeton Inasjderi.
“Si Kryetar I LDK-së, i kam shkruar Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian. I kam njoftuar për vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë. Kam shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e qartë të LDK-së për dialogun me Serbinë. Kam nënvizuar se krahas sqarimit të përmbajtjes së dialogut dhe objektivave, dialogun do të duhej të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira, pasi koalicioni i tanishëm përfaqëson pakicën dhe nuk siguron që marrëveshjet të jenë të zbatueshme”, ka shkruar i pari i LDK-së në facebook.
Mustafa në këtë letër ka bërë të ditur, se Kosova duhet të vazhdojë të jetë shtet me kufijtë që e ka shpallur pavarësinë dhe që është njohur nga shumica e shteteve.
“Kam përçuar mesazhin te këto vende se LDK kundërshton korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit përgjatë vijave etnike, se kjo zgjidhje do të ishte me rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në tërësi. Faktin, se Shteti i Kosovës dhe kufijtë e tij janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë , me Kushtetutë si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe se Kosova në kufijtë aktual është njohur nga shumica e madhe e vendeve anë e mbanë rruzullit tokësor. Se LDK është kundër kthimit mbrapa”, ka shkruar ai.
Ish-kryeministrit i Kosovës në këtë eltër gjithashtu ka kërkuar përkrahje nga vendet e BE-së për liberalizimin e vizave.
Ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, duke u shprehur se izolimi për kosovarët është i padrejtë.
“Po ashtu i kam njoftuar se LDK si parti më e madhe opozitare do të ndjek rrugën evropiane dhe euroatlantike si rrugë të perspektivës së qytetarëve tanë; se LDK sa e drejtonte Qeverinë ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse ne opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi I liberalizimit të vizave të ec përpara. Shfrytëzova rastin, po ashtu, të kërkoj përkrahjen e vazhdueshme të çdo vendi të BE-së në këtë proces duke theksuar bindjen se është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tutje të përjashtuar nga regjimi i lirë i vizave”, përfundon postimi i Isa Mustafës. /Insajderi
COMMENTS