Isa Mustafa jep shenjat e para se LDK-ja do të bëhet pjesë e dialogut, thërret për bashkim kundër Serbisë

Isa Mustafa jep shenjat e para se LDK-ja do të bëhet pjesë e dialogut, thërret për bashkim kundër Serbisë

ERDOGAN THOTË SE E KA NJË SYNIM TË MADH

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë thirrje për unitet për të përballuar Serbinë. Ka thënë se krahu i luftës dhe i paqes duhet të bëhen bashkë në dialogun me Serbinë. A janë këto shenjat e para se Partia e Ibrahim Rugovës po rrëshqet drejt Ekipit të Unitetit?

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se festat i bëjnë bashkë shqiptarët.

Në këto raste ai ka shkruar se sulmi ndaj njëri-tjetrit është humbje e energjisë sidomos kur shteti përballet me tendencat e Serbisë për të marrë një pjesë të territorit.

“Është pak e rëndësishme se kush është pozitë e kush opozitë”, ka shkruar Mustafa duke thënë se pa opozitë dhe pozitë nuk ka zgjidhje të çështjeve që janë me interes nacional, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, pa trashëgiminë e rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK nuk ka marrëveshje finale me Serbinë.

Mustafa ka bërë thirrje që të punohet bashkërisht për të ndërtuar atë për të cilën është punuar deri më tani.

Statusi i plotë:

Miq të nderuar,

Ngjarjet kombëtare e festat fetare na bëjnë bashkë ne shqiptarët. Na ka bërë bashkë edhe rreziku i zhbërjes sonë në shumë faza të historisë, sidomos në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Në ngjarje dhe raste të tilla jemi kursyer nga humbja e energjisë për ta sulmuar dhe denigruar njëri tjetrit, sepse kemi vlerësuar nevojën e kohezionit kombëtar e qytetar, dhe që dallimet tona ti shfrytëzojmë si vlera dhe pasuri tona të diversitetit karshi rrezikut nga jashtë. Edhe tani, kur po ballafaqohemi me tendencat e Serbisë për të shkallmuar një pjesë të territorit të Kosovës dhe për ta bërë jofunksional shtetin tonë të ri, kemi nevojë të veprojmë bashkërisht për ta mbrojtur atë çfarë të gjithë ne e kemi ndërtuar. 
Përgjegjësia e gjithë neve nuk është vetëm të marrim përgjegjësi, por që këtë përgjegjësi ta marrim sipas kandarit me të cilin qytetarët tanë na kanë bërë përgjegjës para tyre dhe para Kosovës. 
Në këtë situatë është pak e rëndësishme se kush është pozitë e kush opozitë, sa është e rëndësishme se pa pozitën dhe pa opozitën e mirëfilltë nuk ka zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror dhe nacional. Dhe, po ashtu se pa dy krahët, atë të trashëgimisë së rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK, nuk mund të përballohet përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë. 
Në këto procese nuk mund të përjashtohet askush, sepse nuk ka parti dhe njeri që nuk e do Kosovën dhe shtetin e Kosovës, por çdokush e do sipas mënyrës së vet dhe me kutin e vet.
Në kohën kur kemi institucione kushtetuese nuk na lejohet të improvizojmë, sepse zgjidhja mund të jetë ajo që është e pranueshme për shumicën që e përcakton Kushtetuta jonë. IM

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)