Isa Mustafa kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Isa Mustafa kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Kosova pa perspektivë në BE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pas ngjarjeve të krijuara në veri të vendit.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Këtë kërkesë Mustafa e ka bërë pas gjendjes që është shkrijua në veri të vendit.

Sipas tij, duke mos bërë asnjë veprim Qeveria e Kosovës në lidhje me ngjarjet në veri të vendit, po shihet qartë se po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës dhe se sipas tij, si duket presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve, përcjell më tutje lajmi.net.

Postimi i plotë i Mustafës pa ndërhyrje:

Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.

Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)