Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës po vijojnë në tërë Kosovën.
Sot u mbajtën kuvendet zgjedhore në disa nëndegë si në Breg të Zi dhe në Lipjani 1. Në nëndegën Lipjani 1, me pjesëmarrjen e mbi 150 delegatëve u zgjodhën organet drejtuese.

Me këtë rast, sipas Komisionit zgjedhor, u zgjodh Kryesia e nëndegës me 11 anëtarë dhe 5 delegatë për kuvendin e degës. Kryetar me votim të fshehtë u zgjodh Isak Berisha i cili mori besimin e shumicës së delegatëve të pranishëm.

Ai me këtë rast i falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë dhe u zotua se do të bëj më të mirën për platformën e Dekadës së Re, si të vetmes platformë të qartë, me besim, zhvillim dhe integrim./Ulpianapress
COMMENTS