Jo të gjithë politikanët e Pacollëve po e përkrahin koalicionin e AKR-së më VV-në në Prishtinë. Një politikanë i suksesshëm që i është nënshtruar disa herë votës së prishtinasve nën logon e AKR-së, po lobon kundër Shpend Ahmetit.
Njëherë bëri opozitë ndaj Isa Mustafës, në mandatin e dytë si asambliest i AKR-së, Remzi Pacolli ishte në koalicion me partinë e Shpend Ahemtit. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale bëri fushatë për Selim Pacollin, por nuk arritën të shkojnë në balotazh. Tash kur partia e tij ka bërë koalicion me Shpend Ahmetin në Prishtinë, asamblisti i deritashëm i AKR-së po lobon kundër Shpend Ahmetit.
Rrejti social facebook i tij ka filluar të mbushet me materiale kundër Ahmetit.
“Si individ nuk kam qenë i pajtimit për koalicionin me VV-në por partia e ka bërë dhe duhet me zbatu vendimin. Me postimet në fb, po dua tu tregoj edhe këtyre të mive që me kohë s’kanë marrë vesh asgjë, po du me u tregu se më këndë kanë shkuar”, tha Pacolli për lajmi. net, i cili nuk la pa e kritikuar as qeverisjen e Shpend Ahmetit për këto katër vite.
“Kundër koalicionit me VV-në kam qenë pasi Shpend Ahmeti asgjë s’ka bërë mandatin e kaluar. Kam qenë në asamble. Para opinionit gjithmonë është paraqitur si viktimë por unë kam qenë brenda në seanca kur Ahmetit më shumë i ka interesu politika globale sesa që i ka interesu asambleja komunale. Kur është bërë aprovimi i buxhetit i ka marrë asamblistët i ka qit jashtë, dhe pa asnjë të Vetëvendosjes e kemi aprovuar buxhetin për vitet vijuese që kanë qenë. Dhe jo njëherë i ka qite jashtë asamblistët”, shtoi tutje Pacolli. /Lajmi.net/
COMMENTS