Partia e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re, sot do të marrë këshillat se si të përfitoj më shumë si parti politike.
Në një trajnim që ka organizuar kjo parti në Prishtinë, do të flas gjermani Manfred Richter i cili është anëtar i bordit të FNP-së, ish kryebashkiak dhe ish-deputet i Gjermanisë.
Richter sipas agjendës do të flas për temën se “Si do të përfitojmë më shumë për strukturën e partisë nga të qenurit në një koalicion qeveritar? dhe “Menaxhimi i koalicionit – mundësitë dhe kërcënime”.
Gjithashtu zyrtarët të lartë të AKR-së dhe anëtarë të saj do të mund të marrin këshilla edhe për strukturën e brendshme të partisë nga Richter.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti nga kjo parti, Islam Pacolli përmes një fotografie në Facebook.
COMMENTS