Ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani-Hajnuni aderon në Vetëvendosje

Ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani-Hajnuni aderon në Vetëvendosje

Prokurori Hamiti: I dyshuari për vrasjen në Lipjan nuk është intervistuar ende

Vlora Limani, ish-deputete e LDK-së, ish-kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, ku i uroi mirëseardhje Limanit.

“Bashkë me disa nga asamblistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirëseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin. Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë”, ka shkruar Rrustemi në facecbook.

Ai tha se shkuarja e Limanit në Vetëvendosje është një kontribut i rëndësishëm.

“Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe. Organizimi në Lipjan është i nevojshëm më shumë se kurrë më parë, duke mobilizuar profesionistë të ndryshëm e aktivistë që e duan progresin. Padyshim në këtë mes, organizimi i vajzave e grave është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm”, ka shtuar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)