Ish-futbollistët e Arsenalit falënderojnë Wengerin

Ish-futbollistët e Arsenalit falënderojnë Wengerin

Formacionet Liverpool – Brighton, mësohet a luan nga minuta e parë Shaqiri

Largimi i Wengerit nga Arsenali ka bërë që shumë futbollistë, ish-lojtarë, trajner dhe klube, ta falënderojnë trajnerin francez për kontributin që ka dhënë në futboll.

Ish-futbollisti i Arsenalit, Cesc Fabregas, e falënderoi Wengerin duke u befasuar me vendimin e këtij të fundit.

“Nuk e kam pritur kurrë këtë. Nuk do të harroj kurrë udhëzimet dhe mbështetjen e madhe që kam pasur nga ti. Të jam shumë falënderues”, shkroi Fabregas në Twitter, transmeton KTV.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Van Persiet, që e ka cilësuar Wengerin, si një baba për të.

“Unë gjithmonë do të ju shoh si babai i futbollit, ku nën drejtimin tënd kam pasur rastin të rritem si njeri dhe futbollist. Të jam përgjithmonë mirënjohës”, shkroi Van Persie.

Përveç këtyre lojtarëve të shumtë janë edhe figura të njohura që kanë reaguar si: Gary Neville, David Seaman, por dhe skuadra e Liverpoolit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)