Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se takimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris, është mundësuar pas një vizite që bëri presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë.
Nëpërmejt një postimi në Facebook, Jeremiq ka thënë se “kjo është pasojë direkte e vizitës së tetorit të Vuçiqit në Moskë, ku ia prezantoi Putinit planin e tij dhe të Thaçit për ‘demarkacion’, që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
“Turp mbi turpin. Kjo nuk do të ndalet derisa në krye të shtetit është palaço i paturp dhe paskrupullt”, ka shkruar Jeremiq në rrjetin social, në internet.
COMMENTS