Nisma, ka publikur listën e plotë të kandidatëve për deputetë.
Pjesë e listës së tyre është edhe Manush Shamolli, emër ky shumë i njohur në Lipjan.
Shamolli dhe familja e tij njihen për kontributin e tyre në etapa të ndryshme për liri.
Në momentet më kritike të popullit kosovar, Shamolli i’u pati bashkuar në luftë Fatmir Limajt, duke qenë si njëri ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së.
Përveq luftës së Kosovës, 50-shi i NISMËS si 19-vjeçar ka qenë pjesëmarrës edhe në luftën e Maqedonisë dhe përkrah Tahir Sinanit në Preshevë.
“Të nderuar miq, bashkë luftetarë, qytetarë,
Me propozimin e Degës së NISMA në Lipjan dhe me aprovimin e Kryetarit LIMAJ, vendosa që të hy në garë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Shërbimin ndaj vendit e kam filluar si 19 vjeçar, në vitin 1998, si pjesëtar i njesisë Speciale në Brigaden 121 Kumanova të UÇK-së. Nën drejtimin e Komandanti Çelikut, korrem suksese të papërsëritshme në mbrojtje të mbi 80,000 civilëve të strehuar ne grykën e Shalës dhe në varg Malet e Berishes.
Tani, duke marrë prasysh situaten nëpër të cilën po kalon vendi, rrezikun që i kanoset, vendosa që përsëri, të ofroj kontributin tim në shërbim të vendit. Të qëndrosh në krah të ish- Komandant Çelikut, Kryetarit LIMAJ është nder e privilegj. Ashtu, sikur ai asnjëherë nuk i la ushtarët e tij në rrugë, edhe ne ushtarët e tij do të vazhdojmë mrapa tij gjithmonë, sepse vetëm ai mbronë vlerat më sublime kombëtare.
Ne nuk dezertojmë, të gjithë bashkë me në krye Komandant Çelikun do të vazhdojmë shërbimin tonë për vendin, në mbrojtje të vlerave kombëtare”.
COMMENTS