Ish luftëtari i UÇK-së, Xhevder Qeriqi është nisur sot për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Kjo pasi ai ka në trupin e tij plagë të luftës, shkruan GazetaBlic.
Qeriqi në rrjetin social facebook ka njoftuar se shërimin e tij po e mundësojnë Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut “IHH”, dhe Shoqata për miqësi Kosovë- Turqi.
Qeriqi ka kohë që po trajtohej nga këto plagë.
Njoftimi i plotë:
Në Aeroportin ADEM JASHARI, rrugës për Turqi, për një intervenim në plagët e luftës.
Këtë operim ma mundësoi Organizata për të drejtat dhe liritë e njeriut “IHH”, dhe Shoqata për miqësi Kosovë- Turqi, të cilët i falenderoj shumë në emrin tim dhe të familjes time, për këtë ndihmë të madhe për shëndetin tim.
COMMENTS