Në listat e publikuara të veteranëve mashtrues, janë gjetur edhe veteranë të vërtetë, të cilët kanë kontribuar gjatë periudhës së luftës në Kosovë, shkruan ‘Ulpianapress’.
Këto lista, kanë bërë që të ngritën në këmbë veteranët e vërtetë.
Manush Shamolli, të cilit dje i doli emir i shokut të tij të pandarë gjatë luftës Elmi Korpusi në Listën e Veteranëve mashtrues, është befasuar, dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi ti tij.
Ai ka treguar për Gazeta Ulpianapress se tha se Korpusi ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke ofruar fakte dhe ndihet i shokuar nga kjo listë .
‘’Si është e mundur që permes shkrimeve dhe postimeve të ndryshme të mundohën ta njëllosin luftën tonë tē lavdishme,njerz të ndyrë qfar nuk po bejnë duke munduar që edhe njerzit e zgjedhur të luftës sonë të lavdishme ti etiketojnë kinse janë veteran të rrejshëm.Shumë jam mllefosur kurë në këtë listē kamë parë shokin tim të jetës dhe të luftës,bashkë luftetarinë timë të njesis speciale “Arbëri” Elmi Murat Korpszi,o ju njerz të ndyrë po si mundeni të etiketoni njerz të cilët gjithqka kanë dhënë për ktë shtet dhe këtë liri që po e gëzojm.Shoki im Elmi më të vërtet po habitëm,gurbeti na ndajti kjo është e vërtet,ama lufta kurrë nuk na ndajti qendruam bashkë deri në fund.Të betohëm që njerz që po mundohën me ksi etiketime do të zbulohën dhe do të dalin para drejtësisë’’.
Ndryshe, publikimi i djeshëm i listave të veteranëve te rrejshëm ka nxitur reagime të shumta.
Në vazhdim Gazeta Ulpianapress ja u sjell dëshmitë e ofruara nga Shamolli se Elmi Korpusi ishe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës :
ELMI KORPUSI
ELMI KORPUSI, MANUSH SHAMOLLI, dhe një ushtarë tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
MANUSH SHAMOLLI
COMMENTS