Ishte mosmarrëveshje, avokatët heqin dorë nga bojkoti

Ishte mosmarrëveshje, avokatët heqin dorë nga bojkoti

Emrat e pacientëve që hoqën dhe bënë transplante të veshkave në “Medicus”

Prishtinë, 6 prill – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj dhe kryetari Havolli kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga procesverbali i Policisë.

Pas takimit të mbajtur sot, kryesuesi Isufaj dhe kryetari Havolli kanë ardhur në përfundim se mospagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare ka qenë një keqkuptim nga dy institucionet, kjo tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ketë arsye për bojkotim të tyre në përfaqësim zyrtar.

Këshill Prokurorial i Kosovës është i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, thuhet në njoftimin pas takimit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)