Shkolla Fillore “Ismajl Luma” në Lipjan, përpos punës edukative, që të formojë nxënës të jenë sa më të aftë për jetën, është dëshmuar edhe si shkollë e nderimit për të tjerët, për ata që janë në vështirësi me hallet e jetës, e që e kanë nevojën e tjetrit.
Për të katërtin vit me radhë, nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësit dhe drejtoria e saj, të përkrahur nga prindër dhe njerëz të vullnetit të mirë, organizuan muajin e solidaritetit, gjatë të cilit me pako ushqimore ndihmuan familjet në nevojë.
“Edhe njëher nxënësit e SHFMU”Ismail Luma” dëshmuan shpirtin human kur këtë e kërkon nevoja. Faleminderit nxënës, prindër e mësimdhënës për gadishmërin tuaj. Jam shumë krenar me SHFMU “Ismail Luma””, tha drejtori i shkollës Driton Sadiku./Ulpianapress/
COMMENTS