Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, në RTV Dukagjini, ka theksuar se PDK-ja në raundin e parë, të zgjedhjeve lokale, ka dalë si partia më e fortë në vend.
Sipas tij, mungesa e pazareve në nivele lokale, dhe mbështetja të vota direkte e qytetarëve, ka qenë elementi ka ndikuar në rezultatet që janë paraqitur pas balotazhit.
“Gjëra për tu përmirësuar ndoshta janë që koalicionet duhet të bëhen më herët”, ka shtuar ai.
Ismaili ka folur edhe për garën që është bërë në Komunën e Mitrovicës, në mes kandidates së partisë së tij, Valdete Idrizi dhe Agim Bahtirit, nga radhët e Aleancës për Kosovë të Re (AKR)
“Një lideri nga inati personal, ka garuar se bashku me Agim Bahtirin. Albin Kurti me Bahtirin, kanë qenë përballë një gruaje, që ka qenë e vetme në këtë betejë. Krejt ky veprim i Kurtit ka ardhur për arsye të inateve politike. Albini është angazhuar më shumë që ta ndihmojë Agim Bahtirin, se sa Shpendin Ahmetin”, ka shtuar ai
COMMENTS