Pas homazheve, në Shtime po mbahet një akademi përkujtimore për nder të të rënëve të kësaj masakre ku kryetari i kësa Komune Naim Ismajli tha se Reçaku padysh është heroizëm, mbi të gjitha Reçaku është krenaria Kombëtare që me 15 Janar të vitit 1999 I tregoj botës se mbrojtja e pragut të shtëpis nuk ka asnjë çmim.
‘’Reçaku padyshim është heroizëm, mbi të gjitha, Reçaku është krenaria Kombëtare që me 15 Janar të vitit 1999 i tregoj botës se mbrojtja e pragut të shtëpisë nuk ka asnjë çmim dhe si i till ka nxënë vend ndër faqet e para të historisë së lavdishme të UCK-së”, ka thënë Ismajli.
Sipas tij lavdia u takon atyre që sakrifikuan jetën për liri kurse të gjallëve i mbetet që ta ruajmë këtë liri të fituar me gjak dhe të krijojmë kushte më të mira për jetën e gjeneratave që të reja.
‘’Lavdia u takon atyre që sakrifikuan jetën për liri, kurse neve na mbetet qeë ta ruajm këtë liri të fituar me gjak dhe me angazhimin tonë dhe punën të krijojmë kushte më të mira për jetën e gjeneratave që vijnë, Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Reçakut’’ ka përfunduar fjalimin Ismajli.
Në akademi po merr pjesë edhe ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së gjatë masakrës së Recakut Wialliam Ëalker.
Ishte pikërisht Walker ai që masakrën e Reçakut e cilësoi si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit./Ulpianapress/
COMMENTS