Ismet Beqiri reagon ndaj Hysni Gucatit: LDK dhe deputetët e saj janë kundër shfuqizimit të Speciales

Ismet Beqiri reagon ndaj Hysni Gucatit: LDK dhe deputetët e saj janë kundër shfuqizimit të Speciales

Sulmuesi brazilian rrëfehet për aventurën te Ulpiana, tregon synimin e madh të klubit

Ndonëse kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur i bindur se Ligji për Gjykatën Speciale do të shfuqizohet në Kuvendin e Republikës javën e ardhshme, madje duke pohuar se e kanë mbështetjen edhe të deputetëve të LDK-së, ndryshe po vlerësohet nga zyrtarët e lartë të kësaj të fundit.

Madje, Gucati kishte deklaruar se i dinë edhe emrat e deputetëve të LDK-së që e përkrahin shfuqizimin e Ligjit për Specialen. Por sipas tij, të njëjtit nuk ka dashur ti bëjë publik.

“Unë besoj se të mërkurën do të hyjë në rend dite ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Na besojmë që kemi mbështetje prej deputetëve të gjitha partive. E edhe prej deputetëve të LDK-së, kjo është shumë e vërtetë ne kemi biseduar edhe kem përkrahje edhe prej tyre. Ne jemi në gjendje në momentin që Ismet Beqiri që thotë që nuk është e vërtetë, na i thojmë lë ta kontrollon shpinë e tani le të fletë”, kishte deklaruar Gucati për “Indeksonline”.

Lidhur me këtë, i kontaktuar nga Indeksonline, Sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe Deputet z.Ismet Beqiri, ka reaguar ndaj deklaratës së Gucatit që një të tillë e cilëson si totalisht të pavërtetë. Sipas Beqirit, qëndrimi i LDK-së dhe i grupit parlamentar të saj është i qartë. Pra, nuk e mbështesin shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai thotë se janë kundër shfuqizimit të kësaj Gjykate.

“Së pari mendoj se nuk ja vlen me u marrë me disa deklarata terësisht të pavërteta dhe të papërgjegjshme të disa përfaqësuesve të OVL-UÇK-së, në raport me qëndrimet e LDK-së dhe Deputeteve të saj,e që ka të bëjē me Gjykatën Speciale. Unë edhe sot po e them në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së që ne i kemi qëndrimet shumë të qarta sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale gjegjësisht Shfuqizimit të saj. Ne nuk e përkrahim një shfuqizim të tillë, cilido që thotë diçka tjetër,thjeshtë spekulon dhe fol të pavërteta,asnjë deputet i LDK-së nuk e përkrahë këtë shfuqizim të Gjykatës Speciale”, është shprehur Beqiri për “Indeksonline”.

Më tej, ai ka përmendur edhe dy çështjet ndër më të rëndësishme në vend, siç janë Ushtria dhe Demarkacioni me shtetin fqinjë. Sipas tij, LDK dhe deputetët e LDK-së i kanë artikuluar qartë qëndrimet edhe për këtë.

Beqiri thekson se do të jenë gjithmonë të ruajnë partneritetin me faktorët ndërkombëtarë. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

“Me këtë rast po theksoj po ashtu se ne si LDK, i kemi qëndrimet tona shumë të qarta edhe rreth Ushtrisë gjithësisht formimit të Ushtrisë së Kosovës ,që ajo të formohet me ndryshime Kushtetuese dhe po ashtu,jemi për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Sekretari i përgjithshëm LDK-së dhe Deputeti i kësaj partie, shton se ne jemi Shtet dhe sjelljet dhe veprimet tona duhet të jenë të përgjegjshme dhe shtetërore, jo sjellje aventuriere. “LDK është për ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave te qytetareve dhe Shtetit te Kosovës.Ne jemi për ruajtjen dhe zhvillimin e partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara tē Amerikës,NATO-n dhe Shtetet e Bashkimit Europian”, ka përfunduar Beqiri. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)