Ispektorati i Komunës së  Lipjanit  publikon raportin e dhjetorit të 2017-tës

Ispektorati i Komunës së Lipjanit publikon raportin e dhjetorit të 2017-tës

Pse ‘’7 Vëllezërit Center’’ është super marketi më i mirë në Lipjan

Inspektorati i Komunës së Lipjanit ka publikuar raportin e muajit dhjetor të vitit të kaluar, në të cilin sqarohet se ky sektor ka zgjidhur qindra lëndë që ishin në interes të përgjithshëm, ndërkaq ka realizuar dhjetëra aksione në fusha të caktuara.

Në sektorin e trafikut brenda një muaji janë realizuar gjithsej 410 lëndë, në mesin e tyre janë inspektuar 112 autotaksi tek të cilët janë konfiskuar së paku 10 vetura të palicencuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pastaj janë shqiptuar 3 fletëparaqitje për kundërvajtje, janë dhënë 55 vërejtje, janë ekzekutuar 15 lëndë, janë kryer 105 inspektime të ndryshme me policinë, janë shqyrtuar 47 kërkesa me palë etj.

“Është organizuar aksion në bashkëpunim me Policin e Kosovës, Njësia në Magurë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Vrellë për autotaksi të cilët po tentojnë të ushtrojnë veprimtari ilegale. Nga ky aksion janë konfiskuar dhjetëra automjete me polici, ndaj të cilëve janë marrë masat ligjore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)