Italiani kampion bote për kujtesë, mban mend radhën e 1829 letrave bixhozi

Italiani kampion bote për kujtesë, mban mend radhën e 1829 letrave bixhozi

10 profesionet më të paguara, s’keni nevojë për diplomë

Kampioni i ri i botës për kujtesën më të fortë është një italian. Quhet Andrea Muzzi, është 20 vjeç dhe studion për mjekësi.

I riu roman ia doli të sfidojë konkurrencën e 170 “atletëve të mendjes” duke fituar podiumin në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u mbajt në Kinë me 8170 pikë.

Fitues dhe i Kampionatit Europian në vitin 2019, Andrea tashëm mban dhe 5 rekorde botërore. “Duhet të stërvitesh në mënyrë konstante, nuk është një dhunti natyrore.

Është e nevojshme të njohësh teknikat antike të kujtesës”, deklaron ai.

Studenti 20 vjeçar ja arriti të mposhte në finalet e kësaj gare kaq të veçantë dy konkurrentë të forta nga Mongolia që e mbyllën garën e kujtesës me 7203 pikë dhe 7112 pikë.Andrea Muzzi e nisi konkurrimin e tij një vit më parë, por tashmë e ka treguar që është një kampion i vërtetë për kujtesën, duke thyer rekord pas rekordi siç është dhe ai i mbajtjes mend të radhës së 1829 letrave bixhozi.

Tani sfida e ardhshme për italianin do të jetë në vitin 2020 në Dubai/dita

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)