Ivan Perisic është një njeri me shumë talente, pasi edhe ka përfaqësuar Kroacinë jo vetëm në futboll por edhe në volejbollin e plazhit. Ai edhe në finalen e botërorit kundër Francës, fillimisht ishte hero pasi barazoi rezultatin e më pas bëri të kundërtën duke shkaktuar një penalti të panevojshme pasi preku topin me dorë brenda zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit.
Perisic, 29 vjeç, mund të ishte heroi kryesor i Kroacisë, sikur ekipi i tij të fitonte dje pas barazimit që erdhi nga goli i tij, dhe ai të mos e prekte topin me dorë që të shkaktojë penalti, ku gjithçka më pas mori kah tjetër, shkruan gazetametro.net.
Ndërsa debatet ende vazhdojnë nëse Perisic qëllimisht e ka prekur topin me dorë apo jo, pamjet që ylli i përfaqësueses kroate në futboll përfaqëson shtetin e tij edhe në volejbollin e plazhit janë bërë virale në internet.
Kjo ka bërë që shakatë të shpërthejnë gjithandej.
“Perisic është gjithashtu një lojtar i volejbollit në plazh. Është normale që ai të përdorë duart e tij kur të vijë një top drejt tij “, shkruante një person në llogarinë e tij.
Një tjetër shtoi: “Perisic po luan volejboll plazhi për Kroacinë”.
“Ishte një konflikt i roleve, nuk iu kujtua në atë moment nëse është në futboll apo volejboll”, shkruhet në komentin tjetër.
COMMENTS